Lajme
Përgjegjësit e turizmit zviceran kërkojnë shkurtimin e karantinës
"Turistët nga zonat me rrezik, nëse kanë një test negativ të koronës që nuk është më i vjetër se 48 orë, duhet të lejohen të hyjnë në Zvicër"
Thirrjeve për shkurtimin e karantinës së koronavirusit, që janë shtuar kohëve të fundit, i janë bashkuar edhe zyrtarët e degës së së turizmit. Sigurisht, ata kërkojnë që kjo të bëhet duke u mbështetur nga një regjim i zgjeruar i testimeve, ka shkruar thelocal.ch.
Ndërkaq, duke folur për gazetën zvicerane “NZZ am Sonntag”, Martin Nydegger, drejtor i Turizmit në Zvicër, ka thënë se duheshin bërë ndryshime në rregullimin aktual, transmeton albinfo.ch.
“Nëse turistët francezë mungojnë në sezonet e ardhshme të vjeshtës dhe dimrit, ne do të goditemi rëndë” citohet Nydegger nga NZZ am Sonntag.
“Periudha e karantinës duhet të zvogëlohet kudo që është e mundur,” ka thënë Nydegger.
“Ne kërkojmë që turistët e biznesit dhe ata të kohës së lirë nga zonat me rrezik, nëse kanë një test negativ të koronës që nuk është më i vjetër se 48 orë, të lejohen të hyjnë në Zvicër”, përecjell albinfo.ch
Sipas rregullores aktuale, të gjithë personat që vijnë në Zvicër nga vendet në listën e rrezikut të lartë, duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














