Lajme
Përgatitet festë e madhe më 10 shtator
Kjo ditë konsiderohet më e rëndësishmja që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt, sepse e bënë Kosovën vend me sovranitet të plotë
Autoritetet në Prishtinë kanë filluar përgatitjet për të shënuar në mënyrë sa më madhështore 10 shtatorin, përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë konsiderohet më e rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt, sepse e bënë Kosovën vend me sovranitet të plotë.
Më 10 shtator, sipas paralajmërimeve, në Kosovë do të jenë të pranishëm përfaqësues të vendeve të ndryshe ndërkombëtare, përfshirë edhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, ish presidentin Martti Ahtisaarit dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Frank Wisnerit dhje Wolfgang Ischingerit, pa përjashtuar edhe komisionari për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle.
Ndërsa sipas gaztës “Epoka e re” më 11 shtator nëpërmjet video-linkut qytetarëve të Kosovës do t’u drejtohet edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Po ashtu më 10 dhe 11 shtator do të organizohen tubime shkencore e politike, ku do të flasin përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, diplomatë ndërkombëtarë, ambasadorë që kanë marrë pjesë në Grupin Drejtues Ndërkombëtare si dhe diplomatë e politikanë të vendeve të rajonit.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi deklaroi për mediet kosovare se 10 shtatori është dita më e rëndësishme pas pavarësisë, sepse e heq mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe e bënë Kosovën vend me sovranitet të plotë.
Zyra Civile Ndërkombëtare, e cila është drejtuar që nga shkurti 2008 nga holandezi Pieter Feith, ka pasur autoritet që të vlerësojë zbatimin në praktikë të planit të Ahtisarit dhe të ndërhyj në raste të caktuara kur ai plan shkelet. Plani i Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës, ka parishikuar që Kosova e pavarur të mbikëqyrët nga ICO deri në zbatimin e saj të plotë.
Tre muaj më parë është vlerësuar nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar, i cili përbëhej nga shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën e pavarur, SHBA dhe Turqia, se Kosova në masë të madhe e ka përmbushur planin e Ahtisarit, dhe në shtator duhet të hiqet petku i mbikëqyrjes.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










