Sport
Përfundon turneu i mërgimtarëve në St. Gallen
Të shtunën dhe të dielën në Saint Gallen të Zvicrës është zhvilluar turneu “Eny Cup” në futsall, turne që është organizuar nga skuadra shqiptare në Zvicër, KF Dardania SG, shkruan albinfo.ch.
Fitues në fund është shpallur ekipi i Kei Zit, që në finale ka mundur Besën e St. Gallen pas kryerjes së penalltive.
Organizatorët janë shprehur të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij turneu. “Kemi ekipe anembanë Evropës. 64 skuadra kanë marrë pjesë. Më shumë se 125 lojë deri në finale”, është shprehur Ardian Ramadani, organizator.
Edhe ekipet pjesëmarrëse janë shprehur të lumtura. Hermes Lamaj u shpreh i lumtur me lojërat dhe organizimin, raporton televizioni publik i Kosovës.
Edhe gjyqtari zviceran Uli Hemfelt theksoi se gjithçka shkoi mirë dhe shpreson se ky turne do të zgjerohet dhe të ftohen edhe skuadra zvicerane.
Ky turne synon edhe të bashkojë shqiptarët dhe të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen.
Shumica e skuadrave në këtë turne ishin shqiptare, por kishte edhe të nacionaliteteve tjera.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













