Lajme
Përfundon takimi i tetë, pa marrëveshje!
Rreth i tetë negociator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka përfunduar pa rezultate konkrete. Baronesha Ashton ka thënë se ky ishte takimi i fundit formal që mbahet në Bruksel
Takimi maratonik i rrethit të tetë negociator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka përfunduar vonë pas mesnate, pa ndonjë marrëveshje konkrete. Të dy përfaqësuesit e bisedimeve, duket se nuk kanë lëshuar pe rreth kompetencave që duhet t’i ketë asociacioni i komunave serbe.
Ky rreth i negociatave duket se ka qenë më i vështiri prej që kanë nisur bisedimet në nivel kryeministrash, i cili ka zgjatë rreth 14 orë.
Madje, sipas burimeve nga Brukseli, ka pasur edhe raste kur palët negociuese kanë diskutuar më zë të lartë, duke e detyruar ndërmjetësuesen e BE-së, baroneshën Catherione Ashton të kërkojë “time out”.
Se bisedimet ishin shumë të vështira e ka konfirmuar vetëm kryeministri Hashim Thaçi, i cili tha se Prishtina zyrtare ka qenë e gatshme për të nënshkruar marrëveshje, por këtë e ka kundërshtuar Beogradi zyrtar. Sipas Thaçit, pala serbe nuk është treguar kooperative për nënshkrimin e marrëveshjes.
Kryeministri kosovar tha se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ky asociacion në asnjë mënyrë nuk do të ketë kompetenca legjislative apo ekzekutive.
Ai në të njëjtën kohë shprehu keqardhje për qëndrimin e Serbisë në këto bisedime, duke thënë se ky shtet ende heziton dhe dëshiron të përfitojë në kohë. Sipas Thaçit, Serbia po vazhdon të reflektojë logjikën e izolimit e të konfrontimit por jo të bashkëpunimit.
Kryeministri kosovar ka shtuar se Serbia për një kohë të gjatë i ka dezinformuar, mashtruar dhe gënjyer qytetarët e saj se mund të ndodhë ndarja e Kosovës, autonomia për serbët në veri, apo ndonjë “Republika Srpska” derisa ka theksuar se idetë e tilla janë të papranueshme për Prishtinën zyrtare.
Edhe kryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë pas takimit se pala serbe do vazhdojë të mos lëshojë pe. Serbia do të insistojë në kompetencat e asociacionit, siç janë: kontrolli në gjyqësi, polici dhe planifikim hapësinor.
Ndërsa nëpërmjet një linku, drejtpërdrejt nga Brukseli ka folur edhe ndërmjetësuesja e takimit, baronesha Ashton e cila ka thënë se palët janë afruar në qëndrime, por se hendeku i mosmarrëveshjeve mbetet i thellë.
“Ky është takimi i fundit formal. Një numër propozimesh janë paraqitur në tavolinë. Diferenca mes palëve është e thellë”, është shprehur Ashton. “Tani të dy do të kthehen dhe do të konsultohen me kolegët e tyre dhe pas disa ditësh ata do me njoftojnë për qëndrimet”, ka thënë ajo.
Aktualisht, nuk ka datë se kur do të vazhdojnë negociatat.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










