Lajme
Përfundon numërimi i votave të diasporës
Siç raportojnë mediat vendore më shumë se 5 mijë vota janë numëruar dhe më shumë se 50 % kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje, kurse pjesa tjetër ka shkuar për partitë tjera
Ka përfunduar edhe numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë.
Siç raportojnë mediat vendore më shumë se 5 mijë vota janë numëruar dhe më shumë se 50 % kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje, kurse pjesa tjetër ka shkuar për partitë tjera, përcjell albinfo.ch.
Kështu VV mund të fitojë edhe një mandat për deputet, duke ia marrë LDK-së. Mësohet se numërimi me kusht fillon të hënën, kurse certifikimi i rezultatit zgjedhor pritet të ndodhë në fund të javës.
Pas kësaj kanë ardhur edhe reagimet nga VV-ja. Ish-deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, duke falënderuar mërgatën dhe duke thënë se kjo ka qenë arsyeja pse nuk u ndryshuan asnjëherë procedurat burokratike të votimit jashtë vendit.
“Arsyeja kryesore se pse asnjëherë nuk u ndryshuan procedurat burokratike të votimit jashtë vendit dhe pse nuk u zgjat afati për regjistrim të qytetareve jashtë vendit, është pikërisht se po të shtohej numri i votuesve jashtë vendit, do të rritej edhe më shumë Lëvizja Këtë e dinin shumë mirë penguesit e votës jashtë vendit! Me gjithë pengesat e qëllimshme, mijëra bashkatdhetarë votuan. Këto vota u numëruan sot dhe mbi 50% e votave të bashkatdhetarëve, janë për VETËVENDOSJE!-n Faleminderit mërgatë”, shkruan Haxhiu.
Donika Kadaj-Bujupi e ka falënderuar Diasporën për besimin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje. “Udhëtuan gjatë, paguan shtrenjtë biletat, humbën ditë pune e shkolle, sakrifikuan, erdhën dhe votuan me zemër. Mërgata bëri ndryshimin. Faleminderit!”, ka shkruar Kadaj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












