Lajme
Përfundon misioni policor i BE-së në Bosnjë
Misioni i tillë i parë i BE-së, ishte vendosur në vitin 2003, me ç’rast e kishte zëvendësuar operacionin e Kombeve të Bashkuara UN
Bashkimi Evropian ka përfunduar misionin e tij policor, që ka zgjajtur pothuajse një dekadë në Bosnjë Hercegovinë, meqë ky vend është stabilizuar pas konflikteve të viteve të 90-ta.
Misioni Policor i BE-së në Bosnjë Hercegovinë (EUPM), misioni i tillë i parë i BE-së, ishte vendosur në vitin 2003, me ç’rast e kishte zëvendësuar operacionin e Kombeve të Bashkuara UN.
“Ne kemi qenë aktor i rëndësishëm në përmirësimin e situatës së sigurisë në Bosnjë Hercegovinë”, tha shefi i EUPM-së, Shtefan Feller, transmeton ReL.
Aktualisht ky mision i kishte 80 pjesëtarë, ndërsa në muajt e fundit të vitit 2004 ai përbëhej nga 880 policë.
Por, derisa ka përfunduar misioni policor, Bashkimi Evropian ende e udhëheq misionin ushtarak, të njohur me emrin EUFOR ALTHEA.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










