Kriza në Ukrainë
Përfundojnë takimet Ukrainë-SHBA-Rusi, Zelensky i quan konstruktive
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se bisedimet dyditëshe trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi janë përmbyllur me “diskutime konstruktive” mbi “parametrat e mundshëm për t’i dhënë fund luftës”.
“Të gjitha palët ranë dakord të raportojnë në kryeqytetet e tyre për secilin aspekt të negociatave dhe të koordinojnë hapat e mëtejshëm me udhëheqësit e tyre”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, përfaqësuesit ushtarakë identifikuan çështjet për një takim të mundshëm të ardhshëm, i cili mund të zhvillohet që javën e ardhshme.
Zelensky shtoi se ka pasur mirëkuptim “të nevojës për monitorimin dhe kontroll amerikan të procesit të përfundimit të luftës dhe garantimit të sigurisë”.
Të dërguarit e SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, morën pjesë së bashku me zyrtarët ukrainas, përfshirë kryenegociatorin Rustem Umerov dhe kreun e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov. Rusia dërgoi përfaqësues të inteligjencës ushtarake dhe të ushtrisë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











