Lajme

Përfundoi procesi “Medicus”, 20 vjet burgim për të pandehurit

Paneli i gjyqtarëve kishte dëgjuar dëshmitë e më shumë se 80 dëshmitarëve dhe ka mbajtur më shumë se 100 seanca gjyqësore

 
Pas një procesi shumë të gjatë për transplant të paligjshëm me organe njerëzore, trupi gjykues i drejtuar nga EULEX-i, e ka shpallur fajton urologun kosovare Lutfi Dervishi dhe e ka dënuar me 8 vjet burim dhe 10 mijë euro gjobë. Djali tij Arban Dervishi u dënua me 7 vjet burgim dhe 2500 euro gjobë, Sokol Hajdini (3 vjet burim), Sylejman Dulla (1 vjet me kusht) dhe Islam Bytyçi (1 vjet me kusht).
 
Ilir Rrecaj është gjetur i pafajshëm nga dy akuzat kundër tij, ndërsa Driton Jilta nuk është shpallur fajtor për shkak se është vjetruar vepra.
Viktimat në këtë rast është vendosur të kompenzohen me nga 15 mijë euro nga Lutfi Dervishi dhe Arban Dervishi, të cilët së bashku janë shpallur fajtorë për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore.
 
Paneli i gjyqtarëve kishte dëgjuar dëshmitë e më shumë se 80 dëshmitarëve dhe ka mbajtur më shumë se 100 seanca gjyqësore, të cilat kanë nisur qysh në vitin 2011.