Futboll
Përfaqësuesja zvicerane me Granitin, më e lezetshmja e Kampionatit Botëror
Përderisa në Botërorin e kaluar, futbollistët zviceranë ishin ekipi më multikulturor, tani kjo është arsyeja përse Kombëtarja zvicerane, para së gjithash duhet të jetë e lezetshme. Dhe, natyrisht për shkak të Xhakës

32 përfaqësuese do të marrin pjesë në Kampionatin botëror në futboll. Për secilën nga to, autorët apo redaktorët e gazetës “ZEIT ONLINE” e kanë marrë përkujdesjen. Ja se çfarë shkruan përkujdesësi i ekipit zviceran: Kush do të angazhohet për përfaqësuesen e tifozëve të cilët do të vishen me kostume të lopës? Euforia e kambanave të lopëve, thirrjet “Hopp-Schwiiz-Hurra” etj.
Por, përfaqësuesja e Zvicrës personalisht, këta 23 lojtarë, të cilët tani do të luajnë në KB në Rusi, duhet të qëndrojnë të lezetshëm. Madje, shumë të lezetshëm! Një “trupë multikulturore me xhuxha energjik”, kishte pohuar më parë, gjatë Kampionatit Evropian në Francë, një paraardhës i gazetarit të “ZEIT ONLINE”, përcjell Albinfo.ch.
Më saktësisht nuk mund të formulohet. Ekipi zviceran ka filluar të gjallërohet që nga vitet e nëntëdhjeta. Fillimisht erdhën djemtë migrantë nga Italia dheTurqia, të cilët e veshën të parët trikonë e Zvicrës. Më vonë iu bashkuan edhe djelmoshat e Shqipërisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës. Aktualisht, futbollistët zviceranë jenë të ndërlidhur edhe me Kamerunin apo Bregun e Fildishtë. Përgjegjësit për statistika kanë llogaritur se në KB në Brazil, ekipi zviceran ka qenë më i gjalli, përcjell tutje albinfo.ch.
Ajo që është më e rëndësishmja: Ata më nuk janë të varur nga Xherdan Shaqiri me nofkën “xhuxhi energjik”. Mesfushori shqiptar, i cili me ekipin e Stoke ka rënë një ligë më poshtë, ende përkujdeset për spektakle, por trajneri zviceran Vladimir Petkoviq e ka mbështetur ekipin mbi një lojtar tjetër. Tek Granit Xhaka, legjionari shqiptar nga Arsenali me një vetëbesim gjigant.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri