Futboll
Përfaqësuesja rumune falënderon tifozët “për sjelljet”: për keqardhje veprimi i Kosovës
Sot në faqen zyrtare të përfaqësueses së Rumanisë në “Facebook” është bërë një postim falënderues për tifozët rumunë.
Ndeshja e së premtes mbrëma mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në minutat shtesë. Pas thirrjeve “Serbia, Serbia” të tifozëve rumunë, lojtarët e Kosovës kanë braktisur fushën dhe kanë refuzuar të kthehen, ndonëse këtë ua kërkoi arbitri. Arbitri doli në fushë dhe dha shenjë për fundin e ndeshjes, që zyrtarisht u vlerësua e ndërprerë, përkatësisht e braktisur. Rezultati ishte 0:0, kurse vendimi tani i takon UEFA-s.
“Ekipi nacional i Rumanisë dëshiron të falënderojë ata që ishin prezentë për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljet e tyre në ndeshjen ndaj Kosovës. Ndeshja do të mbetet në kujtesë jo vetëm që zgjati tri orë, por si shembull i unitetit dhe solidaritetit. Ndeshja ishte sfidë për të gjithë të përfshirët, por së bashku, lojtarët dhe tifozët, dëshmuan që e respektojnë dhe e duan sportin”, shkruan në postimin e përfaqësueses rumune.
Rumunët kanë falënderuar tifozët “që kanë kuptuar qëllimin e përbashkët të ndeshjes”.
“Trekolorët po ashtu çmojnë faktin që tifozët menaxhuan aq sa ishte e mundur të mos përgjigjen në sfidat nga mysafirët tanë. Është për keqardhje veprimi i ekipit mysafir, i cili zgjodhi të largohej nga fusha pa pëlqimin e arbitrit, duke refuzuar ta mbyllë ndeshjen në fushë, në frymën e lojës së ndershme. Kjo reflekton mungesë respekti jo vetëm për futbollin, por edhe për profesionin e futbollistit”, shkruan në postimin e rumunëve.
Drejtori teknik i federatës rumune, Mihai Stoichita, ka thënë se veprimi i Kosovës duket i paramenduar.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












