Kosova
Përfaqësuesit e opozitës deklarohen pas takimit me Osmanin
Abdixhiku: Duhet unitet nacional përballë Serbisë
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku prezent ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se rreziku i sigurisë është prezent në Kosovë dhe bëri thirrje që institucionet e Kosovës edhe politikisht duhet të bashkëpunojnë me aleatët e sigurisë, përcjell albinfo.ch.
“Kosova edhe në të kaluarën është përballë me rreziqe të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është terrorizëm i pastër. Është e logjikshme të bashkëbisedohet në situata të tilla të sigurisë për shkak se rreziku për sigurinë vazhdon edhe më tutje. Pra, është prezent rreziku. Nuk guxojmë të bëjmë punën ndaras, duhet të bëjmë kujdes në etapat e tjera ose në rreziqet e ardhshme të jemi sa më të bashkuar me aleatët tonë të sigurisë. Për me e ruajt jetën të atyre që i shërbejnë atdheun. Edhe Afrimi është vëllai i dikujt, bashkëshort e baba i dikujt. Nëse rrisim bashkëpunimin me aleatët tonë të sigurisë, shpëtojmë jetë. Kur kemi edhe besimin politik”, tha Haradinaj para gazetarëve.
Ai shtoi se institucionet e sigurisë së vendit u treguan të suksesshme, por sipas tij, njëjtën duhet ta bëjnë edhe politikanët në pushtet.
“Institucionet e sigurisë të Kosovës, si ato civile, si ato të uniformuara, e kanë bërë punën në mënyrën më të mirë, mjaft të suksesshme. Por, duhet të bëjmë kujdes. Edhe vendimmarrësit politikë ta kryejnë me sukses pjesën e vet. Duhet ndihmesa politike. Duhet një kurs politik i besueshëm me aleatët”.
Ish-kryeministri tha se duhet të kryhen edhe hetime për të vërtetuar atë që dihet se Serbia qëndron pas sulmit terrorist që vrau policin Afrim Bunjaku.
“Serbia nuk fshihet pas, nuk e fsheh faktin se është sponzorizuse e trajnuese dhe u ka dhënë udhëzimet këtij grupi terrorist. Të zhvillohet një hetim dhe të vërtetohet që Serbia është prapa këtij sulmi, edhe pse shihet dhe dihet, por duhet edhe nga hetuesit ndërkombëtarë. Me mundësi edhe të një gjykate, ashtu siç ka ndodhur në Kosovë”.
I pari i AAK-së e vlerësoi situatën si komplekse.
“Askush nuk duhet të mungojë për të bërë pjesën e vet, askush në Kosovë. Ne do ta kryejmë detyrën tonë në shërbim të vendit. Kemi nevojë për aleatët e sigurisë. Vetëm imagjinoni nëse aty në veri të mos ishte KFOR-i, ushtarët amerikanë. Pra, kini parasysh. Është mjaft e mirëseardhur që e kemi KFOR-in atje, si dhe EULEX-in”, tha ai.
Abdixhiku: I domosdoshëm uniteti nacional për t’u përballur me Serbinë
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi për takimin e që pati me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me drejtorin e AKI-së.
Ai tha se në takimin e thirrur nga presidentja u noftua mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit.
“Dhe angazhimin e institucioneve shtetërore – veçmas ato të sigurisë e Inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
I pari i LDK-së po ashtu tha se bëri thirrje për unitet nacional.
“Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve. Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren. Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë. Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë”, shkroi në Facebook Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










