Kosova
Përfaqësues të turizmit nga 26 shtete vizitojnë Kosovën
Rreth 70 përfaqësues të agjencive turistike nga 26 shtete të ndryshme po qëndrojnë në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Nën organizimin e Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës (KATA) ata po vizitojnë Prishtinën, dhe po marrin pjesë në takimet B2B.

Nga KATA, kanë thënë për albinfo.ch se përmes kësaj vizite, synojnë ta promovojnë turizmin në Kosovë.
“Qëllimi i kësaj vizite është promovimi i turizmit të Kosovës dhe bashkëpunimi në mes agjensioneve turoperatore nga Kosova dhe rajoni”, kanë thënë organizatorët.
Këta vizitorë janë që dy ditë në Kosovë.

“Turizmi është shembulli më i mirë për bashkëpunimin ndërkombëtar. Turizmi nuk njeh kufi”, kanë thënë nga KATA.
Tutje, organizatorët kanë treguar për albinfo.ch se vizitorët po e lënë Kosovën me përshtypje pozitive.
“Vizitorët u shprehen se kanë ardhur me një përshtypje krejtësisht tjetër dhe po largohen me një përshtypje shumë pozitive duke potencuar mikpritjen, komunikimin, butësinë, vlerat turistike dhe kulturore dhe shijen e ushqimeve tradicionale”, kanë thënë tutje organizatorët.
Përndryshe, ditë më parë është mbajtur edhe edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë, me ç’rast Shqipërinë e vizituan përfaqësues nga 200 vende të botës.
Në këtë panair u promovua edhe revista e albinfo.ch, edicioni “Shqipëria përtej bregdetit”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











