Lajme
Përdoruesit e Instagram-it mund të fshehin numrin e pëlqimeve
Mjeti është lançuar në mbarë botën
Rrjeti social Instagram bëri shumë testime dhe u pa se heqja e postimeve ka pasur impakt të vogël mbi sjelljen e përdoruesve, përcjell albinfo.ch.
Tani e tutje Instagrami do t’u ofrojë përdoruesve opsionin për të fshehur numrin e pëlqimeve, të cilat ata marrin në postimet e tyre.
Rrjeti social kështu kërkon të ulë presionin mbi njerëzit në platformë.
Përdoruesit me këtë funksion të aktivizuar do të shohim emrin e një përdoruesi, i cili ka pëlqyer postimin shoqëruar nga “të tjerë”, në vend të numrit të pëlqimeve.
Mjeti është testuar në disa vende të botës që prej 2019-ës, por tani po lansohet në mbarë botën.
Në testimet dhe hulumtimin e Instagram u pa se heqja e postimeve ka pasur impakt të vogël mbi sjelljen e përdoruesve.
Për të aktivizuar këtë funksion, duhet të veproni si mëposhtë:
Shkoni në Settings
Hyni në seksionin e ri “Posts”
Përzgjidhni opsionin “Hide Like and View Counts.”
Edhe nëse një përdorues lejon shikimin e numrit të pëlqimeve, ata nuk shohin dot numrin e pëlqimeve të të tjerëve nëse i kanë fshehur.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











