Kuriozitete
Përdoreni këtë truk që dritaret të mos ju mjegullohen gjatë dimrit
Gjatë muajve të dimrit shumë njerëz janë njohur me kondensimin që grumbullohet në dritaret e apartamenteve dhe shtëpive.
Ky fenomen shumë i zakonshëm mund të çojë në një problem serioz – akumulimin e lagështirës dhe mykut, i cili sjell me vete një rrezik të shtuar të problemeve shëndetësore, si rrjedhje ose bllokim i hundës dhe syve dhe acarim të lëkurës.
Kondensimi ndodh kur ajri i ngrohtë dhe i lagësht bie në kontakt me një sipërfaqe të ftohtë. Për shkak se uji i qëndruar mund të shkaktojë myk, është e rëndësishme ta hiqni atë shpejt.
Megjithatë, nëse nuk dëshironi ta bëni këtë çdo ditë, ne kemi një zgjidhje për ju që me siguri e keni tashmë në banjën tuaj.
Provoni të lyeni pjesën e brendshme të dritares me shkumë rroje. Aplikojeni në mënyrë të barabartë me një leckë, por mos e teproni, përdorni vetëm shkumë aq sa të lërë një shtresë të hollë. Më pas fërkojeni derisa xhami të jetë i pastër, duke lënë vetëm një shtresë të lehtë yndyrore.
Jo vetëm në dritare, shkuma mund të përdoret edhe në pasqyrat e banjës dhe xhamat e makinave. Ky lloj sipërfaqeje mbetet pa kondensim për katër deri në gjashtë javë. Provoni fillimisht një pasqyrë të banjës për të parë efektin.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










