Feja
Përafrohen në qëndrime
Bashkësia Islame Shqiptare dhe Unioni i Imamëve Shqiptarë duket t’i kenë përafruar pikëpamjet rreth organizimit fetar në Zvicër
Bashkësia Shqiptarë Islame në Zvicër nëpërmjet një komunikate për media i adresohet Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, pas sqarimit të këtyre të fundit në albinfo.ch se nuk kanë themeluar Union të bashkësive apo xhamive shqiptare në Zvicër por vetëm të imamëve.
Bashkësia Islame Shqiptare e udhëhequr nga imami i Bernës, Mustafë Mehemti e ka përshëndetur sqarimin që e bëri Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër duke theksuar se „Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër “ është organ konsultativ i themeluar nga disa imamë me një qëllim të pastër dhe fisnik, për të dhënë kontributin sa më cilësorë në fushën e një imami, ndërsa BSHZ sipas tyre përfaqëson bashkësitë shqiptare Islame në Zvicër.
„Ne, BISHZ vlerësojmë jashtëzakonisht angazhimin konstruktiv të imamëve për unifikimin e mërgatës shqiptarë në Zvicër, njëkohësisht edhe për integrimin e tyre në shoqërinë shumetnike dhe multikonfesionale dhe veprimtarinë e tyre kundër çdo ekstremizmi apo fenomeni negativ që dëmton njerëzinë në përgjithësi siç është theksuar sa herë nga protagonistët e imamëve“, thuhet në këtë komunikatë të BSHZ.
„Natyrisht se ne jemi të interesuar që të gjitha organizatat. të cilët flasin për mërgatën në Zvicër, që të përcaktohen në binarët e kompensimit të divergjencave me konvergjenca, për të shërbyer dhe respektuar shumë llojshmërinë në shoqëri“, thuhet me tej në komunikatë.
BSHZ thotë se projekte për aftësimin e Imamëve në përputhje me klimën dhe atmosferën ku jetojmë kanë ekzistuar edhe më herët madje sipas tyre për një një projekt të tillë është shumë përfolur edhe para së të ketë një lejë qëndrimi një imam në Zvicër.
„Ne informojmë opinionin shqiptarë ku do që gjenden, së të gjitha faktorët progresivë janë duke punuar në ketë drejtim për t‘u realizuar dhe besojmë së ky projekt do të realizohet me ndihmën e All-llahut“, thonë në Bashkësinë Shqiptare Islame e ribashkuar ditëve të fundit.
„Bashkësia Shqiptarë Islame në Zvicër e konsoliduar si kurrë më parë, fton të gjitha forcat progresive, të jenë sa më ndjeshëm në shërbim të komunitetit shqiptarë dhe të tjerëve“, thuhet në këtë njoftim të Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër, të nënshkruar nga kryetari, Mustafë ef. Memeti.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











