Lajme
Për vrasjen e kinezit, 20 vjet burg
Tre qytetarë, me qëllim grabitjeje, kishin vrarë një shtetas kinez në dyqanin e tij në Pejë. Ata u dënuan bashkërisht me 20 vjet burg
Kinezi Jup Je Ju, disa vite më parë kishte ardhur në Ballkan për të vazhduar aktivitet biznesi. Ai ishte stacionuar në qytetin e Pejës, në veriperëndim të Kosovës dhe kishte hapur një lokal të veshmbathjeve. Derisa atij po i ecte mbarë biznesi, në qershorin e vitit të kaluar i ndodhi një tragjedi.
Tre djem të rinj nga rajoni i Pejës, Liman Gashi, Bashkim Krasniqi dhe Shpëtim Berisha, ia kishin mësyrë lokalit, ku kinezi po zhvillonte biznes. Ata ishin nisur jo për të blerë gjësende, por për ta grabitur aziatikun.
Sipas Prokurorisë kosovare, më 11 qershor 2012, dy prej tyre hyjnë në lokalin e veshmbathjeve, duke i kërkuar kinezit Jup Je Ju paratë që i ka fituar gjatë shijes. Me që kinezi kundërshton, ata tentojnë t’ia marrin dhunshëm paratë, dhe fillojnë kacafytjet.
Gjatë kacafytjes, njëri nga grabitësit nxjerr një thikë nga xhepi, me të cilin e qëllon shtetasin kinez. Je Ju gjatë rrugës drejt Spitalit Rajonal të Pejës ndërron jetë, ndërsa tre aktorët e krimit u identifikuan dhe u dërguan në paraburgim.
Kundër grabitësve Gjykata Themelore në Pejë i përbërë nga Sylë Lokaj kryetar dhe Sulltan Dobraj dhe Nushe Mekaj anëtarë, sollën verdiktin, duke ua shqiptuar vuajtjen 20 vjet bashkërisht, tre të akuzuarve, raporton JNK.
Liman Gashi për veprën penale vjedhje grabitqare u dënua me 11 vjet burg, ndërsa atij iu vazhdua paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e vendimit. Për të njëjtën akuzë me gjashtë vjet burg u dënua Shpëtim Berisha. Edhe Berishës iu vazhdua paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e vendimit.
Ndërsa Bashkim Krasniqi për ndihmë në kryerjen e vjedhjes grabitqare u dënua me tre vjet burg. Të njëjtit iu ndërpre paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e vendimit.
Avokatët e tash të dënuarve të pakënaqur me vendimin kanë paralajmëruar ankesë.
Lirie Hoxha mbrojtësja e Liman Gashit tregoi se do të ankohet për vendimin në Gjykatën e Apelit.
“Prokuroria e as gjykata nuk kanë pasur prova qe i mbrojturi im ka kryer veprën penale me te cilën akuzohet, por kjo është vetëm shkalla e pare dhe ne do të parashtrojmë ankesë”, tha Hoxha raporton JNK.
Edhe mbrojtësi i Bashkim Krasniqit, Haxhi Millaku tha pothuajse të njëjtën gjë.
“Nuk e di në çka e ka bazuar prokuroria akuzën lidhur me të mbrojturin tim, mirëpo unë nuk jam assesi i kënaqur me këtë verdikt dhe ndaj tij do të paraqes ankesë”, ka thënë Millaku.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











