Kosova
Për tre vjet, mallrat që janë dërguar nga Shqipëria në Kosovë janë rritur me 13% në vlerë
Për tre vjet mallrat që janë dërguar nga Shqipëria në Kosovë janë rritur me 13% në vlerë, sipas shifrave nga INSTAT, sipas TCH.
Sipas njoftimit, grupi me rritjen më të fortë në tregtinë me Kosovën është ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, teksa grupi i dytë janë lëndët djegëse, mineralet dhe energjia elektrike.
Ndërkaq, një rritje të fortë ka pësuar edhe grupi i ushqimeve në 9 muajt e fundit, duke kaluar i dyti në rend për këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Sipas njohësve, rritja ka ardhur nga një sërë faktorësh.
“Operatorët që punojnë në treg më kanë thënë se janë orientuar drejt tregjeve që kanë fizibiltiet të lartë. Pra në tregun e Kosovës ka mundësi të blesh dhe të shesësh me fitim më të lartë. Kosova gjithashtu ka shumë nevojë sepse ka pasur një bllokim të ndjeshëm të produkteve që vinin nga Serbia dhe sigurisht do të plotësohej nga Shqipëria dhe siç e thashë orientimi i biznesit është i tillë që të gjejnë kohën dhe hapësirën e duhur për të përfituar nga tregjet që kanë nevojë për produktet që prodhohen në Shqipëri”, ka thënë për TCH, Bardh Sejdarasi, njohës i ekonomisë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












