Kosova
Për tre muaj në Kosovë u mbyllën 400 biznese, u hapen 3 mijë të tjera
Në periudhën e parë të këtij viti në Kosovë janë shuar më shumë se 400 kompani, derisa janë regjistruar më shumë se 3 mijë në sektorë të ndryshëm.
Kështu thonë zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të ekonomisë vlerësojnë se kjo ndodh për shkak të borxheve të mëdha dhe ngarkesave tatimore.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 3 mijë e 251 biznese, në kategori të ndryshme. Në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, theksohet se Tregtia me Shumicë dhe Pakicë, Riparimi i Mjeteve Motorike dhe Motoçikletave, prijnë me 848 biznese të regjistruara, pasuar nga ndërtimtaria me 363, Industria Përpunuese, Prodhimtaria me 362, e të tjera, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkaq, në këtë tremujor të parë të këtij viti janë shuar 401 biznese, 65 më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet përgjigjen elektronike.
Politikat e pafavorshme fiskale, kamatat e larta të kredive, ngarkesat tatimore e infrastrukturore, janë disa nga arsyet e shuarjes së bizneseve, që liston për Radio Kosovën, përfaqësuesi i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
“Bizneset e shuajnë aktivitetin e tyre jo me vullnetin e tyre, por për shkak të dështimeve, tatimeve dhe ngarkesave të njëpasnjëshme, por edhe të mos fuqisë për t’u përballur me konkurrencën, e cila është në tregun mjaft të ashpër. Arsye tjetër është se bankat komerciale në Kosovë kanë interes të lartë dhe ata nuk mund të përballojnë dhe vijnë deri te falimentimi. Procedurat e mbylljes janë shumë të ashpra, dhe bizneset e shuajnë aktivitetin e tyre, ndalen nuk punojnë, nuk bëjnë të hyra as për vete e as për shtetin, por rrinë në databaza në MTI ai aktive, e realisht janë jo aktive”, tha ai.
Numri i lartë i bizneseve, të cilat po shuhen në Kosovë, sipas ekspertit të ekonomisë, Ardijan Sahiti, krijon probleme të mëdha ekonomike.
“Faktorët që kanë ndikuar që bizneset të mbyllen në numër më të madh sesa në vitin e kaluar është dyndja e popullsisë, pas liberalizimit të vizave, njerëzit kanë filluar të migrojnë jashtë shtetit dhe për rrjedhojë kjo ka bërë që të ulet fuqia blerëse, sepse bizneset0në Kosovë shumica janë tregtare dhe pak prodhuese, dhe kur largohen njerëzit, zvogëlohet kërkesa blerëse. Dhe faktor tjetër është konkurrenca shumë e ashpër, kërkesa e vazhdueshme e klasës punëtore për rritje të pagave, janë këta tre faktorët kryesorë që kanë ndikuar në shuarjen e bizneseve dhe përshtypja ime është që ky trend do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim”, theksoi ai.
Përfaqësues të biznese thonë se klima ekonomike në Kosovë do të duhej të përmirësohet dukshëm, në mënyrë që bizneset kur të regjistrohen, të mos rrezikohen nga falimentimi për shkak të politikave fiskale, ndërhyrjeve apo pabarazisë në treg.
Shahini thotë se vitin e kaluar rreth 11 mijë biznese kanë qenë të regjistruara dhe mbi 1 mijë 500 të shuara./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












