Zhvillim
Për tre muaj, ekonomia shqiptare përfitoi 500 milionë € nga turizmi
Për periudhën korrik-shtator, ekonomia shqiptare përfitoi 521 milionë euro nga turizmi, ose 25 për qind më shumë se vitit të kaluar

Vetëm në tremujorin e tretë të këtij vitit, ekonomia shqiptare përfitoi më shumë se gjysmë miliard euro nga turistët dhe vizitorët e huaj që hynë në vend për qëllime biznesi. Këto shifra i ka publikuar të martën Banka e Shqipërisë në bilancin tremujor të pagesave.
Sipas të dhënave, për periudhën korrik-shtator, që përbën dhe pikun e sezonit turistik, vizitorët e ardhur nga jashtë shpenzuan 521 milionë euro në Shqipëri, ose 25 për qind më shumë se në përudhen e njëjtë të vitit të kaluar, raporton TCH.
Ndërsa për të gjithë 9 mujorin, ekonomia ka përfituar nga shpenzimet e udhëtarëve që hyjnë nga vendet e tjera 1 miliard e 161 milionë euro, ose mbi 15 për qind më shumë se një vit më parë.
“Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që është regjistruar ndonjëherë nga udhëtimet, çka sinjalizon se gjatë këtij viti turizmi mund të jetë shndërruar në një nga sektorët kyç që ka udhëhequr rritjen ekonomike”.
Një ditë më parë Instituti i Statistikave raportoi se pikërisht gjatë tremujorit të tretë të vitit ekonomia shtoi 18 mijë e 600 vende të reja pune. Të dhënat e detajuara tregojnë se një pjesë e mirë punësimeve të reja kanë ardhur nga sektori i shërbimeve, që është i lidhur ngushtë me turizmin.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?