Lajme

Për tri ditë, BAG raporton 5583 raste të reja me Covid

Në 72 orët e fundit, 5583 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 72,975, ndërkohë shkalla e pozitivitetit është 7.7 përqind.

BAG gjithashtu raporton 16 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 146 persona shtesë u shtruan në spital. /Albinfo.ch