Kosova
Për tri ditë, 414 vetura në veri janë regjistruar me targa “RKS”
Fluks i shtuar i qytetarëve për konvertimin e targave, për tri ditë 414 vetura në veri regjistrohen me “RKS”
Së fundmi, Ministria e Punëve të Brendshme në fillim të javës ka bërë të ditur se të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS deri më datë 1 dhjetor 2023, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nga e mërkura, më 1 nëntor, deri në mbrëmjen e 3 nëntorit, 414 vetura në veri janë regjistruar me targa “RKS”.
Theksohet nga Ministria e Punëve të Brendshme se më 3 nëntor është shtuar fluksi i qytetarëve, të cilët po i konvertojnë targat në RKS.
Referuar njoftimit, kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri më 1 dhjetor 2023.
Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, MPB-ja ka njoftuar se që të shtunën do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.
“Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS, duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë”, thuhet në komunikatën për media.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023, shkruan telegraf.
Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të automjetit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












