Lajme

Për të kursyer, zviceranët që jetojnë në qytet, po zhvendosen në periferi

 

Pesë qendrat më të mëdha urbane të vendit kanë regjistruar një lloj eksodi, me numrin në rritje të njerëzve që zhvendosen larg qyteteve, përcjell albinfo.ch.

Kjo del nga një raport i UBS-së, i publikuar të martën.

Në Cyrih, Bernë dhe Gjenevë nisjet vjetore kanë qenë tre deri në katër herë më të shumta se në dy vjetët e mëparshme.

Ky trend është veçanërisht i theksuar në rajonin e Cyrihut – më i shtrenjti i Zvicrës – ku udhëtimi është më fitimprurës, sipas UBS-së.

Brenda 10 minutash me makinë jashtë qytetit, qiratë janë mesatarisht 20 për qind më të ulëta se në qendër.

Një fenomen i ngjashëm i qirave më të lira larg qytetit u konstatua në Gjenevë, si dhe në Lozanë dhe Bazel.