Lajme
Sigurohen tekstet shkollore për gjuhën dhe kulturën shqiptare në diasporë
Për të katërtin vit radhazi, Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar numër të madh të librave në shkollat shqipe në Zvicër
Bëhet e ditur se 6411 tekste shkollore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1 (fizikë dhe digjitalë) janë dërguar falas nga QBD-ja në: Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Turqi, Hungari, Kanada, Slloveni, Spanjë, Çeki, Mbretëri e Bashkuar, Rumani, Suedi, SHBA, Kroaci, Danimarkë, njofton albinfo.ch.
Teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1 (shoqëruar me Fletën e punës) është hartuar në përputhje me Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, miratuar nga MASR, Shqipëri, dhe MASH, Kosovë. Teksti është ndërtuar në tri pjesë që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II, III.
Shpërndarja e këtyre teksteve mundësohet përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. /QBD



E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










