Kosova
Për të dytin vit rresht ekonomia e Gjermanisë ka përjetuar rënie
Ekonomia gjermane tkurret për të dytin vit rresht
Mësohet se për të dytin vit rresht ekonomia e Gjermanisë ka përjetuar rënie. Rënia e bruto produktit të brendshëm thekson sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re, pas zgjedhjeve të shkurtit, përcjell albinfo.ch.
Derisa votuesit po përgatiten për të votuar në mes të një pasigurie politike në ekonominë më të madhe në Evropë, statistikat zyrtare treguan se bruto produkti vendor ka rënë për 0.2% vitin e kaluar pasi kishte rënë për 0.3% në 2023.
Këto statistika treguan rastin e dytë të tkurrjes ekonomike që nga vitet e ‘50-ta. Rasti i njëjtë kishte ndodhur në vitet 2002 dhe 2003.
Ekonomia gjermane ka rënë në presion të madh si pasojë e uljes së prodhimit të kompanive industriale, pas uljes së kërkesës së brendshme, rritjes së çmimeve të energjisë dhe rritjes së konkurrencës nga importet kineze.
Statistikat e fundit kanë treguar se prodhimi ka rënë shumë gjatë 2024 në krahasim me vitin e kaluar. Rënia kishte ndodhur si pasojë e rënies në prodhimin e veturave, lëndëve kimike dhe industrisë intensive energjetike.
Vitin e kaluar, një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend, Volkswagen, njoftoi se do t’i largojë rreth 35,000 të punësuar deri në vitin 2030 pas rënies së kërkesës.
Industria e ndërtimtarisë u tkurr për 3.8%, si pasojë e rritjes së çmimit për materiale të papërpunuara dhe normat e larta të interesit ndikuan negativisht në projektet e ndërtimit, veçanërisht në skemat e banimit. Aktiviteti i shërbimeve u rrit për 0.8%, i udhëhequr nga sektori i shitjeve me pakicë, derisa shitjet e veturave, shitjeve me shumicë dhe aktivitetet e ushqimit dhe pijeve kanë rënë.
Derisa e anashkaloi një recension teknik – i cili përcaktohet nga ekonomistët si dy tremujorë me tkurrje të PBB-së – Gjermania ka kaluar mes rritjes dhe tkurrjes në çdo tremujor gjatë dy vjetëve të fundit. Krizat ekonomike kontribuuan në rënien e qeverisë së koalicionit të Olaf Scholz dhe çuan në zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen muajin e ardhshëm.
Banka Qendrore Evropiane pritet t’i ulë normat e interesit këtë vit pasi rritja ekonomik në ekonomitë e fuqishme të eurozonës ka stagnuar, pavarësisht shqetësimeve për inflacionin e vazhdueshëm dhe presidencës së dytë të Donald Trumpit në SHBA që mund të rinisë presionet me rritje të inflacionit në shkallë globale.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









