Lajme
Për shkak të krizës së koronës, Swiss do të pushojë 780 veta nga puna
Flota e përbërë nga 90 aeroplanë do të zvogëlohet për 15 për qind krahasuar me vitin 2019, si viti i fundit para krizës së koronës

Kompania Ajrore zvicerane “Swiss” po zvogëlon personelin e saj dhe flotën e aeroplanëve, për shkak të pandemisë globale të koronës, shrkuan srf.ch.
“Swiss” që është, filial i kompanisë së madhe gjermane “Lufthansa” ka njoftuar sot se nga shkurtimet mund të preken deri në 780 punonjës si nga personeli në tokë ashtu dhe nga ai fluturues, transmeton albinfo.ch.
Flota e përbërë nga 90 aeroplanë do të zvogëlohet për 15 për qind krahasuar me vitin 2019, si viti i fundit para krizës së koronës.
Sindikata VPOD që përfaqëson punonjësit e aviacionit, reagon me këtë rast duke thënë se në kuadër të procesit të konsultimit do të kërkojë që Swiss të rishikojë strategjinë e saj të rrezikshme.
Studimet aktuale, sipas sindikatës në fjalë, parashohin skenarë pozitivë për trafikun ajror, përcjell albinfo.ch. Sipas VPOD, aviacioni, deri në fund të vitit 2021, mund të arrijë një nivel të ngjashëm me atë para krizës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit...
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz