Tematike
Për sa migracion ka nevojë Zvicra?
Të mërkurën e javës që vjen, Këshilli Federal pritet të marrë vendim nëse Zvicra do të vendosë klauzolën Ventil për të gjitha shtetet e BE-së për një vit ose jo
Ekonomia e Zvicrës ka nevojë për fuqi punëtore por nga ana tjetër, shtohen ankesat se në Zvicër po bëhet gjithnjë e më “ngushtë”. Të gjitha partitë pretendojnë se e kanë “recetën” për zgjidhje, dhe këto i kanë prezantuar edhe në emisionin e debatit “Arena” të transmetuar të premten në SRF.
Kështu, deputeti nga SVP/UDC Luzi Stamm, duke kritikuar masat mbrojtëse, (për kufizimin e numrit të të huajve nga BE) mbështet zbatimin e klauzolës ventil për të gjithë shtetasit e vendeve të Evropës. Vetëm kjo klauzolë, sipas tij, është një sinjal kundër imigrimit të pakontrolluar. Kufizimi është mjeti i vetëm i vërtetë në këtë rast, ka thënë Stamm.
Por ndryshe mendon deputeti nga CVP/PDC Pirmin Bischof. Ai e përkrah gjithashtu klauzolën por e kundërshton përfaqësuesin e SVP-së sa u përket masave mbrojtëse. Ato janë të arsyeshme dhe vetëm duhet të përforcohen, ka thënë ai. Bischof është angazhuar po ashtu për shtimin e vendeve në shkollat profesionale për profesionet mjekësore, në mënyrë që më shumë të rinj zviceranë të orientohen për punësim në mjekësi.
Për socialdemokratët, masat mbrojtëse janë po ashtu zgjidhja e duhur në problemin e migracionit. Por ata nuk duan që të bëhet kufizimi në kontingjente i të huajve që do të vijnë në Zvicër. Zgjidhja që propozojnë ata është: Përmes investimeve në Zvicër të mbahet nën kontroll migracioni. Kështu, deputetja nacionale nga kjo parti, Jacqueline Fehr thotë se kufizimi përmes “klauzolës ventil” nuk do të ishte efektiv por do të kishte vetëm një “placebo efekt”.
Një deklarim i këtillë ka nxitur reagimin e Hans Hess nga BDP, i cili ka thënë se klauzola e përmendur, ndryshe nga placeboja, ka një efekt, si nga brenda ashtu dhe nga jashtë.
Afërsi me socialdemokratët ka treguar, çuditërisht, drejtori i Federatës Zvicerane të pPnëdhënësve, Thomas Daum. Sipas tij, klauzola ventil paraqet një frenim në rast urgjence. “Por, ne në këtë rast duhet të udhëhiqemi nga arsyeja. Kjo për arsyen se Zvicra në kontekst ndërkombëtar qëndron mirë ekonomikisht.
Dhe duke e peshuar çështjen nga të dyja anët, Daum ka ardhur në përfundim se “shfrytëzimi i këtij freri na shkakton më shumë dëm se sa dobi. Ndërkohë që Zvicra po kalon një fazë të rëndë në raport me BE-në, kjo do të paraqiste një sinjal të gabuar”.
Të mërkurën e javës që vjen, Këshilli Federal pritet të marrë vendim nëse Zvicra do të vendosë klauzolën Ventil për të gjitha shtetet e BE-së për një vit ose jo.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










