Lajme
Për pjesëmarrje në protesta i kërkohet dorëheqja
LDK i ka kërkuar dorëheqje Shpend Ahmetit, pas pjesëmarrje në protestat e opozitës. Ai këtë e quan inskenim, ndërsa thotë se nuk do të dorëzohet përballë kërcënuesve
Përplasjet ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë vazhduare dhe sot. Është LDK që i ka kërkuar dorëheqje kryetarit Ahmeti, pas pjesëmarrjes së tij, në protestat e opozitës që përfunduan me mbi 100 policë e protestues të lënduar.
Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo që drejtohet nga kryeministri Isa Mustafa, thanë se duke qenë pjesëmarrës i protestave të dhunshme të 27 janarit 2015, Shpend Ahmeti ka bërë shkelje që e detyrojnë atë të japë dorëheqje.
“Shpend Ahmeti jo vetëm që doli të mos jetë kryetar i denjë i qytetarëve të Prishtinës, por ai me eksponencën e tij dhe me sjelljen e tij, pa fije të ndërgjegjes politike, pa fije të ndërgjegjes e të përfaqësimit të të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, doli të jetë një nga organizatorët e dhunës në kryeqytet”, theksoi LDK.
Kjo parti thekson se arrestimi i tij si protestues i pandërgjegjshëm reflektoi cenuesin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Kërkojmë nga Shpend Ahmeti që ta shqyrtojë pozicionin e tij prej kryetari të kryeqytetit. Vetëm dorëheqja do ta shpëtonte kryeqytetin nga cenimi i rëndë që i bëri demokracisë së brishtë të këtij vendi”, shprehet LDK.
Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetari të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se, ka qenë në dijeni se për ta fshehur të kaluarën, disa persona janë në gjendje të bëjnë gjithçka.
“Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës paskan kërkuar dorëheqjen time për shkak të “arrestimit tim si protestues i pandërgjegjshëm”. E kam dit, që për të fshehur të kaluarën dhe të tashmen e tyre, disa individë janë të gatshëm me arrestu e me rreh kundërshtarë politikë, e mandej me i akuzuar për arrestimit e rrahjen. Këtë vetëm këta individë mund ta bëjnë”, thotë Aheti.
Në mbledhjen e fundit Sami Hamiti (përfaqësuesi i LDK-së në Komunë), sipas Ahmetit, iu paska thënë këshilltarëve se do të ja tregoj vendin Shpendit.
“Sami Hamitëve ju themi se e vërteta po kuptohet dita ditës. Prej keqpërdorimeve në shesh e deri te tokat në Butofc. Do të kuptohen këto nga qytetarët e Prishtinës e krejt Kosovës”, shkruan Ahmeti, sipas të cilit, “në fund do ta kuptojnë edhe prokuroria e policia, se nga kush po keqpërdoren pronat komunale”.
Ndryshe edhe disa ditë më parë, këshilltarët e LDK-së dhe kryetari Ahmeti u përplasen me shefat e ndërmarrjeve komunale. Shepnd Ahmeti u zotua e do t’i largojë nga punë të gjithë drejtorët politik e klanor të LDK-së. Kjo e fundit për 13 vjet e ka drejtuar komunën e Prishtinës.
Në protestën e djeshme, policia e Kosovës e arrestoi edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe më pas e liruan. Ndërsa në paraburgim vazhdojnë të mbesin dy inspektorët e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Arbër Hamidi e Salih Zyba. Ata janë arrestuar dje gjatë pjesëmarrjes në protestën e organizuar nga opozita.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













