Zhvillim
Për pak javë pritet të përurohet rruga Tamarë-Vermosh
Projekti rrugor për rilindjen e kësaj treve është pjesë e Projektit të Integruar të Alpeve, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi dhe është financuar nga fondet e IPA-s (BE)
Për pak javë pritet të përurohet rruga Tamarë-Vermosh, 30 kilometra e gjatë, përmes së cilës shqiptarët e Plavës e Gucisë do të lidhen me Shqipërinë përmes pikëkalimit të Vermoshit.
Kufiri më i largët i Shqipërisë me Malin e Zi do të kthehet në një nga investimet infrastrukturore bashkëkohore dhe me cilësi të lartë, pavarësisht që terren është mjaft të vështirë, po vlerësojnë ekspertët. Kjo rrugë, ndërkaq, do t’i lidh afro 6.400 banorëve të Njësisë Administrative Kelmend me Bashkinë e Shkodrës.
Rruga Tamarë-Vermosh pritet që të jetë një shtytje edhe për zhvillimin e turizmit në zonën e alpeve shqiptare në Kelmend. Një fluks i shtuar trafiku do të ketë një impakt në përmirësimin dhe diversifikimin e ekonomisë në këto zona.
Projekti rrugor për rilindjen e kësaj treve është pjesë e Projektit të Integruar të Alpeve, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi dhe është financuar nga fondet e IPA-s (BE).
Rruga përfshinë ndalesa ballkonesh panoramikë , që ofronë pamje mahnitëse mbi Leqet e Hotit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












