Lajme
Për një muaj, mbi 168 mijë persona të infektuar në Zvicër

Më 9 tetor 2020 Zvicra kishte 60,368 infektime gjithsej, ndërkohë rritjet e infektimeve u shënuan në mes të tetorit e deri më sot, duke u rritur numri i tyre në 229,222 infektime.
Për një muaj në Zvicër u shënuan 168.854 raste (nga data 09 tetor deri më sot, 09 nëntor), transmeton albinfo.ch.
Situata pandemike në Zvicër ka shënuar valë të re të infektimeve në muajin tetor dhe fillimin e nëntorit, derisa ende po vazhdon një trend i tillë. Por, pavarësisht kësaj, Zvicra po mundohet të menaxhojë duke mos lënë opsion izolimin total të shtetit.
Ndërkohë, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 17.309 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në ditët e fundit, njofton srf.ch.
BAG nuk raporton gjatë fundjavës, kështu që ditëve të hëna publikohet numri i rasteve të tri ditëve të fundit, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet me një destinacion të ri drejt Francës, përcjell...
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht