Lajme
Për një dekadë, Kosova me 220 mijë njerëz më pak
Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit, thuhet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo shifër, sipas demografëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, konsiderohen mjaft shqetësuese.
Numri më i madh i qytetarëve, të cilët kanë emigruar nga Kosova gjatë periudhës 2010-2018, u shënua në vitin 2015, kur nga Kosova u larguan mbi 75 mijë qytetarë. Më pas në vitet 2016 dhe 2017 emigrimi kishte shënuar rënie, ndërsa në vitin 2018 ka pasur përsëri rritje, përkatësisht mbi 28 mijë persona vendosën të ikin nga vendi. Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk i ka të publikuara ende shifrat për vitin 2019.
Në të dhënat zyrtare të emigrimit janë të përfshira emigrimi në mënyrë të rregullt dhe ai i parregullt.
Vendet ku qytetarët e Kosovës kanë emigruara më së shumti gjatë viteve 2010 – 2018 janë Gjermania, Franca, Austria, Kroacia e shtete të tjera.
Për periudhën 2016-2018 vlerësohet se Kosova ka humbur rreth 2 për qind të popullsisë së vendit.
Demografi Rifat Blaku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e quan shqetësues numrin e qytetarëve, të cilët po e lëshojnë Kosovën. Më shqetësuese, thotë ai, është se vendin po e braktisin pjesa më vitale e popullsisë, pra të rinjtë, që sipas tij, janë më produktivë dhe të shkolluar.
“Është një humbje e madhe dhe një çrregullim i madh në strukturën demografike, biologjike dhe për këtë është koha jo vetëm aktuale për shqyrtim e diskutim, por edhe për krijimin e një aksioni efikas e praktik, politik e institucional, për ta krijuar një politikë të migracionit, e cila do të nisej nga trajtimi që migrimi është i kontrolluar, i menaxhuar, të jetë i përkohshëm që t’i valorizojë aspektet pozitive, meqë posedojnë një kapital të madh dhe të minimizojë efektet negative të migracionit”, thotë Blaku.
Gjermania, Sllovenia dhe Kroacia, sipas një raporti të fundit mbi migrimin të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë shtetet që rezultojnë me një rritje të dukshme të pranimit të qytetarëve kosovarë për qëllime punësimi gjatë vitit 2018.
Sipas kësaj ankete të UNDP-së, thuhet se afërsisht gjysma e popullsisë nuk i sheh proceset demokratike në Kosovë nën dritën pozitive dhe as për ekonominë nuk ka pikëpamje pozitive.
Në tre vjetët e fundit edhe bizneset në Kosovë kishin theksuar se edhe përkundër nivelit të lartë të papunësisë në Kosovës, kanë pasur mungesë të punëtorëve.
Ata kishin thënë se kanë pasur probleme në gjetjen e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë, në hotelieri dhe në disa sektorë ku punohen punë sezonale.
Numri i qytetarëve të Kosovës që jeton jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018 vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









