Lajme
Për ndalimin e azilkërkuesve, kërkohet ndihmë edhe nga agjencitë turistike
Drejtoresha e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj, ka kërkuar ndihmën e agjencive turistike pasi thotë se kjo situatë mund të rrezikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve
Rritja e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria është bërë problem për autoritetet në vend. Për të shmangur këtë situatë, ata kanë nisur të marrin masat e duhura. Drejtoresha e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj, ka kërkuar ndihmën e agjencive turistike pasi thotë se kjo situatë mund të rrezikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, transmeton albinfo.ch.
“Do të ishte e nevojshme që t’ua bëni të ditur shtetasve shqiptarë që paraqiten pranë agjencive tuaja, kushtet që duhen plotësuar për të kaluar kufirin dhe për të udhëtuar në vendet e zonës ‘Schengen’, shkruan në letrën e Hajnajt drejtuar Shoqatës shqiptare të Turizmit dhe zërit të biznesit të turizmit shqiptar.
Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe drejtori i Policisë, Haki Çako, që ka kërkuar verifikim të dokumentacionit ndaj shtetasve shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Top Channel raporton se që nga 1 gushti, policia u ka kundërshtuar të drejtën për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së rreth 55 qytetarëve nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











