Futboll
Për kë bëjnë tifo, Shqipërinë apo Kosovën?
Tifozët shprehen se përkrahin dy përfaqësueset në futboll dhe dëshirojnë të kenë suksese të dyja
Të rinjtë në Kosovë bëjnë tifozllëk për dy përfaqësuese të futbollit, për atë të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, disa nga këta të rinj, thonë se dy përfaqësueset kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve nga të dyja vendet, përcjell albinfo.ch.
Siç theksojnë ata, deri në pranimin e Kosovës në FIFA, kanë mbështetur përfaqësuesen e Shqipërisë, por shumë pohojnë se tash e mbështesin më shumë atë të Kosovës.
“Për Kosovën bëj tifo më shumë, edhe si kombëtare e dua më tepër”, thotë studentja Donjeta Krasniqi.
“Shikoj dhe luaj futboll. Më shumë bëj tifo për kombëtaren e Kosovës”, thekson nxënësja Jehona Shala.
Ndërsa, studenti Ermal Mehmeti thotë se nuk mund t’i dallojë dy përfaqësueset, por se më shumë i rrah zemra për kombëtaren e Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














