Lajme
Për katër orë, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar
KQZ: 21% e votuesve në diasporë votuan deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 persona apo 21.60 për qind e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në mërgatë, për zgjedhjet parlamentare, përcjell albinfo.ch.
Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.
Më shumë votues janë paraqitur në Ambasadën e Kosovës në Bern të Zvicrës, ku 37.44 për qind e 967 votuesve të regjistruar në dy vendvotime në këtë ambasadë kanë votuar brenda këtyre katër orëve.
Ndërkaq, dalja më e ulët deri në orën 11:00 është regjistruar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku nga 55 votues të regjistruar kanë votuar vetëm 6 prej tyre apo 10.91 për qind.
Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur disa palë zgjedhje të parakohshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












