Kosova
Për katër ditë në Kosovë, afro 1 mijë raste të reja me Covid
Referuar statistikave të dhëna nga Instituti i Shëndetësisë, që nga e hëna e deri të enjten në Kosovë janë regjistruar 967 raste të reja me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Në shumë shtete të botës sërish është rritur numri i të infektuarve, ngjashëm edhe në Kosovë është një rritje e rasteve të reja me koronavirus, por me përmasa më të vogla në raport me shtetet e tjera ballkanike.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që nga e hëna (26 tetor 2020), e deri të hënën janë regjistruar 967 raste të reja me koronavirus.
Nga ana tjetër, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus që nga muaj mars e deri më tani ka arritur në 18 mijë e 910.
IKSHPK-ja bën me dije se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani nga COVID-19 janë regjistruar 674 raste të vdekjes.
Në anën tjetër, janë gjithsej 15 mijë e 367 pacientë, të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga koronavirusi.
Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 869 raste aktive me COVID-19. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










