E-Diaspora
Për hir të Rakitiçit, a do ndryshojë fshati zviceran Möhlin, në Möhliç ?!
Një komunë zvicerane në Fricktal, sot mund të bëhet një fshat i kampionit botëror. Gazeta zvicerane "SonntagsBlick" ka vizituar Möhlin AG, vendlindjen e yllit kroat Ivan Rakitiç.
Kroacia është në gjendje të jashtëzakonshme. Vendi i ka sytë nga finalja e madhe në Rusi. Secili prej 4.2 milionë banorëve flet për “mrekullinë e Rusisë”, të finales së Kupës së Botës kundër Francës së madhe. Flamuj dhe triko me stemën kroate mund të shihen kudo. Ata ëndërrojnë për titullin, kupën. Futbollistët e tyre kanë kohë që janë heronj. Midis tyre është Ivan Rakitiç. Frymëmarrja kroate në mesfushë, shenjtari nga penalltitë, Rakitiç, 30 vjeçar. Për katër vite me radhë luan për Barcelonën e madhe. Shtetas i dyfishtë zvicerano-kroat. I lindur dhe rritur në Möhlin në Aargau.
Është e mundur që Möhlin sot të bëhet fshati i kampionit botëror. Çfarë kanë planifikuar banirët e Möhlin? Nën “Aktuale” në faqen e internetit të komunës mund të gjenden kërkesa për ndërtim, një ekspozitë fotografish. Gjithashtu edhe në rubrikën e ngjarjeve nuk shkruhet për finalen e Kupës së Botës. Për ata që janë të interesuar: Më 3 gusht janë ditët kombëtare të stërvitjes. Më 11 gusht, mblidhet grupi i adoleshentëve.
“SonntagsBlick” ka dashur të dijë se si përafërsisht 11,000 banorë do ta përjetojnë finalen e Kupës së Botës. A do luajnë fëmijët me trikot me emër të Rakitiç dhe Modriç në fushën sportive Steinli? Aty ku luante Rakitiçi i vogël. A do të bëhet Möhlin një enklavë kroate me përplot flamuj të Kroacisë? A do të pagëzohet ky fshat tani me emrin Möhliç, parashtron pyetjen “SonntagBlick”, njofton Albinfo.ch? A do të shërbejnë restorantet si “Meny numër 1″ çebapa”?
Por kjo ide është e pakuptimtë
Në tabelën e fshatit ende qëndron Möhlin AG. E zezë në të bardhë. Thjeshtë, si gjithmonë. Nuk ka gjurmë të Möhlic. Asnjë pëlhurë sportive në gjuhën klroate. Nëpër ballkonet e shtëpive herë pas here valëviten flamuj. Shumica janë flamuj zviceranë. Disa portugezë dhe një grusht kroatësh.
Shkolla dhe sheshi i lojërave, ku dikur Ivani shkonte në shkollë, janë bosh. Që nga e hëna janë pushimet verore.
Gjithashtu në fushën Steinli nuk po ndodh asgjë. Fushat e futbollit janë të mbyllura. Marku (35) ujit lëndinën, përndryshe nuk ka shpirt njeriu. Ai nuk është një tifoz i futbollit, thotë përkujdesësi, por finalen e Kupës së Botës do ta ndjek. “Unë jam për Kroacinë. Kjo do të ishte një gjë e bukur për Ivanin dhe për kroatët”.
Fakti që kroatët kishin fituar kundër Anglisë ishte i mirëpritur në Möhlin, thotë ai. Madje edhe një autokolonë ka vozitur nëpër fshat. Ata që festonin kanë qenë pothuajse të gjithë anëtarët e NK Pajde, klubi kroato-zviceran i futbollit të fshatit. Babai Lluka i Ivanit, është kryetar. Vëllai i Ivanit, Dejani, trajner i ekipit të parë. Të dielën, në shtëpizën e klubit do të ndodhë ambient ferri.
Asaj të të premte pasdite, askush nuk ka qenë aty. Një flamur zviceran dhe një kroat zbukurojnë hyrjen – pranë tyre një fotografi e Ivan Rakitiçit.
Një burrë me një djalë mbi shpatullat e tij kalon pranë. “Unë jam për Francën,” thotë ai. Që një finalist kroat rrjedhë nga Möhlin, ai nuk e ka ditur. “Unë jam vendosur këtu vetëm para një viti”, pohon babai duke kërkuar falje.
E-Diaspora
-
Viktimat e luftës nga Kosova nderohen në “Kopshtin e të Zhdukurve” në Meyrin Në këtë kopsht është mbajtur përkujtimi i të zhdukurve me dhunë nga Kosova, në kuadrin e... -
46,015 votues jashtë Kosovës të regjistruar online për votim me postë në zgjedhjet lokale -
Të zhdukurit me dhunë u përkujtuan me një “Marsh për drejtësi”, në Gjenevë -
Në Ditën e të Zhdukurve: Kujtesa është forma më e fuqishme e rezistencës -
Talenti shqiptar Briken Zendeli nënshkruan kontratë profesionale me FC Rapid
Jeta në Austri
-
Linja e re e tramvajit të Vjenës fillon më 1 shtator Linja e re e tramvajit 12 e Vjenës fillon funksionimin më 1 shtator, duke lidhur katër... -
Kampingu në Austri: Netqëndrimet u rritën me 12.4% në gjysmën e parë të vitit 2025 -
Tregu i banesave në Austri tregon shenja stabilizimi -
ÖBB: Mbylljet e verës mbarojnë me fillimin e shkollës -
Austri: Dënohet me burgim për trafikim droge dhe i konfiskohen rreth 80 mijë euro 28-vjeçarit nga Kosova









