Kosova
Për herë të parë në 25 vitet e fundit, Kosova prodhon ZERO energji elektrike
Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës
Kompania KESCO sot ka njoftuar se KEK-u po përballet me mungesë të theksuar të prodhimit të energjisë elektrike dhe që orëve në vijim, energjia elektrike do të varet krejtësisht nga importi.
Kjo është një situatë e paprecedentë, në 25 vitet e Kosovës së pasluftës, përcjell albinfo.ch.
“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit”, ka njoftuar kjo kompani.
Ndërkohë, gazeta Infokusi më herët ka raportuar se ‘kanë rënë të gjitha blloqet dhe se aktualisht ka zero prodhim të energjisë elektrike në KEK’ , një ngjarje e paprecedentë në historinë e Kosovës së pavarur.
Ekspertë të fushës që kanë punuar për dekada në KEK dhe që i citon Infokusi -“kanë pohuar se një situatë e tillë nuk e mbajnë mend të këtë ndodhur ndonjëherë, të paktën jo në këto 25 vitet e pasluftës”
Kompania KESCO përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se mund të ndodhë që nesër dhe në ditët në vijim e gjithë energjia elektrike që shpenzohet nga qytetarët duhet të importohet.
Kompania në fjalë ka bërë me dije se është duke u përpjekur e duhur për sigurimin e energjisë elektrike në treg.
“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit. Pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe kostos së lartë të energjisë në tregjet ndërkombëtare, KESCO është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin e nevojshëm dhe për të garantuar qëndrueshmëri në sistem”, është thënë në njoftimin e KESCO-së.
KECO ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike.
“Megjithatë, importimi i një sasie kaq të madhe paraqet vështirësi të konsiderueshme si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai financiar. Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike. Çdo kilovat-orë e kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe në zvogëlimin e kostos së përgjithshme, që përndryshe do të rëndonte mbi të gjithë ne”, është thënë në njoftim.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










