Lajme
Për financim të terrorizmit, 7 vjet burg për kosovarin
Fatos Rizavanolli, akuzohet se me dashje me të pandehurit Zeqirija Qazimi i dënuar me 10 vjet burg, kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale, financim dhe rekrutim të terrorizmit
Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi sot me 7 vjet burg, biznesmenin nga Peja, Fatos Rizvanolli, nën dyshimin se financoi dhe rekrutoi qytetarët kosovarë që niseshin për luftime në Siri e Irak. Rizavanolli, akuzohet se me dashje me të pandehurit Zeqirija Qazimi i dënuar me 10 vjet burg dhe I.B, kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale terroriste.
Sipas aktakuzës, Rizvanolli gjatë muajit korrik 2012 në veturën e tij ka transportuar një person deri në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri për të luftuar.
Pastaj në nëntor të po të njëjtit vit, përmes një agjencie turistik, ai ka paguar tre (3) bileta udhëtimi Prishtinë – Stamboll dhe Stamboll – Hatay. Ky qytet siç përmendet në aktakuzë, gjendet në kufi me Sirinë, kurse personat që i ka dërguar ai, vazhdojnë akoma të qëndrojnë në luftën e Sirisë.
“Po ashtu i pandehuri në shtator të vitit 2013 sipas kërkesës së të pandehurit I.B, ka mundësuar dërgimin e P.B – i vrarë në Siri dhe Sh.K, për të udhëtuar për në Siri në tetor 2013 bashkë me I.B, H.D dhe K.M të gjithë për të luftuar në anën e organizatës terroriste të ISIS-it dhe Al-Nustra”, thuhet më tej në aktakuzë.
Me urdhër të grykas, biznesmenit Rizvaolli, i është konfiskuar në mënyrë të përhershme sendet e luajtshme: vetura e tipit “Toyota”, model T22, vetura tipit “Ford”, vetura e tipit “Zastava”, si dhe vetura e tipit “Wolswagen”.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











