Kosova
Për dy vjet, mbi 300 persona humbën jetën në aksidente
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë të aksidenteve të trafikut me fatalitet, ku vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 30 persona.
Sipas IKSHP-së, nga 1 janari i vitit 2017 në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 300 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018, përcjell albinfo.ch.
“Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë, pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet, pasi në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike”, thuhet në reagim.
Me këtë rast, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka dhënë disa rekomandime, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik:
• Përpilimi i një plani të veprimit për parandalimin e aksidenteve dhe aprovimi me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.
• Zbatimi me rigorozitet i Ligjit për komunikacionin deri në ndalesën e vozitjes për shkelje të rënda të përsëritura.
• Me programe të ndryshme edukativo–informative të vetëdijesohen njerëzit, e posaçërisht vozitësit për rolin e tyre në parandalimin e aksidenteve, të cilat ndodhin si pasojë e gabimeve të tyre si dhe aftësimi për të ofruar ndihmën e parë.
• Angazhimi i masmediave në kampanja të ndryshme që kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve.
• Me fillimin e vitit të ri shkollor të sensibilizohet çështja e sigurisë së fëmijëve në komunikacion duke organizuar orë edukativo – arsimore për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion, mësimi sistematik i rregullave të komunikacionit.
• Largimi i menjëhershëm i automjeteve të vjetra nga qarkullimi, kontrolli teknik rigoroz i të gjitha automjeteve.
• Kontrollimet mjekësore të rregullta, periodike dhe plotësuese me vlerësim rigoroz të shëndetit mendor të vozitësve që kanë bërë shkelje të rënda të njëpasnjëshme.
• Të rregullohet infrastruktura rrugore, të bëhet mirëmbajtja e rrugëve, të kompletohet sinjalizimi dhe respektimi rigoroz i rregullave të parkimit të veturave.
• Drejtuesit e automjeteve t’u përmbahen me përpikëri shenjave të komunikacionit dhe kodit të mirësjelljes qytetare.
• Inspektimi rigoroz i autoshkollave dhe kritereve për marrjen e patentë shoferëve.
• Këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit.
“Ekspertët e Institutit Kombëtar alarmojnë dhe paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme, andaj apelon te të gjithë qytetarët të kenë shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, pasi automjeti është armë vrasëse që merr viktima të pafajshme”, përfundon njoftimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













