Kosova
Për dy ditë, 47 fëmijë janë infektuar me Covid në Kosovë
Bëhet e ditur se gjatë dy ditëve të fundit, 47 fëmijë janë infektuar me koronavirus në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile, meqë shumica nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi.
Vetëm një nga fëmijët e moshës së re (nga 0-9 vjeç) që ka dalë pozitiv me COVID-19, është duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rifadije Maqastena-Maxhuni, doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë, tha për Radion Evropa e Lirë së fëmija i pranuar në klinikë, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është i izoluar dhe po e merr trajtimin e duhur.
“Pacienti është duke u trajtuar me terapi dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, tha ajo.
Prej 13 marsit të vitit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, e deri më tash, në Klinikën e Pediatrisë në QKUK janë trajtuar 68 fëmijë të infektuar me koronavirus.
Numri i rasteve me COVID-19 ditëve të fundit është në rritje, kurse më 5 gusht u regjistruan 195 raste të reja pas testimit të 3.730 mostrave.
Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Shëndetësisë (MSH) thotë se po e përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike në vend. MSH-ja shton se çdo rritje e rasteve me COVID-19, duhet të merret me shqetësim dhe me seriozitet.
“Po kryhen testime çdo ditë, gjurmime të rasteve dhe një mbikëqyrje e përgjithshme e situatës. Në varësi të zhvillimit të situatës më tej, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të japë rekomandimet përkatëse lidhur me situatën”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Të vaksinohen prindërit
Infektologu Hamdi Ramadani thotë se sikurse të rriturit, edhe fëmijët duhet të kenë kujdes të shtuar në mbrojtje nga virusi dhe të respektojnë masat siç janë mbajtja e maskës dhe e distancës.
“Pra nëse do të ketë rritje të numrit të rasteve, duhet të përdoren patjetër maskat. Po ashtu, nëse në një kopsht apo shkollë paraqiten rastet, ato duhet të mbyllen”, thekson Ramadani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














