Lajme
Për diasporën, 20 milionë euro letra me vlerë
Ministria e Financave përmes ekspertëve të Thesarit të Shtetit, është duke finalizuar produktin e ri prej rreth 20 milionë € të letrave me vlerë për diasporën
Ministria e Financave e Republikës së Kosovës nga ky vit, do të përfshijë edhe diasporën në letrat e saj me vlerë. Sipas një njoftimi, Ministria përmes ekspertëve të Thesarit të Shtetit, është duke finalizuar produktin e ri, prej rreth 20 milionë eurosh, të letrave me vlerë për diasporën që ka një potencial të madh financiar.
Këto letra me vlerë, sipas ministrit të Financave, Avdullah Hoti, do të sigurojnë mjete për qëllime specifike, siç janë subvencionet për bujqësi dhe për ndërmarrje të vogla, raporton Koha.
“Përmes kësaj forme, diaspora mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe, gjithashtu përfiton një normë interesi, që është më e lartë krahasuar me normën e interesit nga depozitimi i mjeteve në bankat në vendet ku janë diaspora apo në bankat në Kosovë”, ka thënë Hoti.
Ky produkt i ri i letrave me vlerë, sipas ministrit kosovar të Financave, vjen pas përmbylljes me sukses të vitit të kaluar sa i përket huamarrjes së brendshme dhe interesit jashtëzakonisht të madh të tregut financiar për të blerë letra me vlerë të qeverisë në ankandet e fundit.
“Kjo reflekton besimin e shtuar të publikut në qëndrueshmërinë dhe menaxhimin adekuat të financave publike. Këtij besimi të shtuar i ka kontribuar edhe programi i Qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtarë, ku janë të paraparë masat konkrete që do të ndërmerren sa i përket reformave strukturore dhe nivelet përkatëse të shpenzimeve dhe të hyrave që duhet të arrihen nga Qeveria”, ka deklaruar ai.
Diaspora për vite të tëra ka qenë stabilizatori i gjendjes sociale, duke dërguar për çdo viti nga 600 milionë euro remitenca. Këto dërgesa kryesisht janë orientuar në konsum të brendshëm, por edhe investime e ekonomi. Pavarësisht kësaj, deri më tani diaspora ka qenë e anashkaluar nga institucionet kosovare.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










