Lajme
Për dhjetë vjet, dërgesat e emigrantëve shkuan në 7 miliardë euro
Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, gjatë dekadës së fundit, 2007-2016, emigrantët kanë dërguar 7 miliardë euro në Shqipëri
Edhe pse kriza e gjatë ekonomike që kaploi disa shtete të Evropës i la papunë mijëra emigrantë shqiptarë, prapë dërgesat e tyre vazhdojnë të mbeten një burim i rëndësishëm për ekonominë e Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, gjatë dekadës së fundit, 2007-2016, emigrantët kanë dërguar 7 miliardë euro në Shqipëri.
Kjo shifër është thuajse sa 70 për qind e të gjithë prodhimit kombëtar të ekonomisë shqiptare, ose sa dy buxhete shteti bashkë.
“Dërgesat e emigrantëve arritën kulmin në vitin 2007, kur regjistruan shifrën 951 milionë euro. Por, pasi Eurozona u përfshi nga kriza financiare, e cila goditi veçanërisht dy vendet fqinje, Greqinë dhe Italinë, shumë emigrantë shqiptarë humbën vendet e punës. Rrjedhimisht, dërgesat e tyre në atdhe nisën të rrudhen vit pas viti, duke arritur minimumin në 2013-n, kur ranë në shifrën 546.8 milionë euro”, thuhet në raport citon TCH.
Megjithatë, në tri vitet e fundit, dërgesat e emigrantëve kanë filluar të rriten sërish, ndonëse me ritme të lehta dhe larg niveleve të para krizës.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar emigrantët shqiptarë dërguan 616 milionë euro, ose 12 për qind më shumë sesa niveli minimal i regjistruar në 2013-n. Edhe pse në raport me prodhimin kombëtar, dërgesat e emigrantëve nuk e kanë më rëndësinë që kishin në vitet para krizës, për mijëra familje ato mbeten një burim kritik të ardhurash, që zbut varfërinë dhe problemet sociale.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














