Shqipëria
Për çka Zvicra e lejon Shqipërinë?
Zvicra u jep 18 vendeve të tjera mundësinë e përdorimit të dhënave bankare
Parlamenti zviceran ka aprovuar shkëmbimin automatik të të dhënave bankare me 18 vende shtesë nga viti 2021. Megjithatë, Turqia nuk është në listë.
Kjo do të thotë që Zvicra do të sigurojë detaje për llogaritë bankare të mbajtura nga qytetarët e tyre. Si kthim, Zvicra do të marrë informacion mbi detajet bankare të llogarive të mbajtura nga qytetarë / banorë zviceranë në këto vende partnere, përcjell albinfo.ch.
Të 18 vendet janë Shqipëria, Azerbajxhani, Brunei, Dominica, Gana, Kazakistani, Libani, Makau, Maldive, Nigeria, Niue, Omani, Pakistani, Peru, Samoa, Shën Martin, Trinidad dhe Tobago dhe Vanuatu.
Turqia ishte gjithashtu në diskutim, por Senati vendosi se nuk ishte ende gati për shkëmbim automatik, përcjell tutje albinfo.ch.
Deri më tani, Zvicra merr të dhëna financiare nga 75 shtete dhe ndan të dhëna me 63.
Kohët e fundit autoritetet zvicerane zbuluan se kishin siguruar detaje për rreth 3.1 milionë llogari bankare të mbajtura nga të huajt në vendet e tyre të origjinës ose vendbanimit.
Si kthim, ajo mori informacione për detajet bankare të rreth 2.4 milionë llogarive të mbajtura nga qytetarë/rezidentë zviceranë në 75 vende partnere.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













