Lajme
Për bursistët kosovarë në SHBA, ndahen 100 mijë dollarë
Ministri Hoxhaj ka nënshkruan vendimin për mbështetjen e programit të shkëmbimit të bursistëve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj vendosi që t’i ndajë 100 mijë dollarë për të mbështetur programin e shkëmbimit të bursistëve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
Ky vendim pason Memorandumin e Mirëkuptimit për programin akademik të shkëmbimit “Fulbright”, i cili është nënshkruar një vit më parë.Ky memorandum, siç thuhet në një kumtesë të MPJ-së, ka për synim vazhdimin e programit, i cili ndër vite shënoi shkëmbim shumë të suksesshëm të dhjetëra bursistëve, ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
“Ai përfshin pjesëmarrjen e Qeverisë së Kosovës në financimin e shkëmbimit, duke kontribuar me nga 100.000 dollarë në vit, në tre vjetët e ardhshëm”, thuhet në njoftim.Kandidatët, siç thuhet, përzgjidhen bazuar në potencialin e tyre për të udhëhequr dhe për të marrë pjesë në programin “Fulbright” për të shkëmbyer ide, për të vrojtuar institucionet politike, kulturore dhe ekonomike të njëri-tjetrit, dhe nisjen e projektit të përbashkët shumë të rëndësishëm për mirëqenien e gjithmbarshme të qytetarit, kudo në botë.Sipas MPJ-së, programi “Fulbright” është program kyç ndërkombëtar i shkëmbimit edukativ, që sponsorizohet nga Qeveria Amerikane dhe ka për qëllim të rrisë mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet popullit amerikan dhe popujve të tjerë. Programi është themeluar në vitin 1946 nga legjislacioni i paraqitur nga Senatori i ndjerë J. William Fulbright i Arkansas-it, kurse u sponsorizua nga Byroja Shtetërore e Edukimit dhe Kulturës, pranë Departamentit të Shtetit. Një vit më parë në Prishtinë u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe ish-ambasadorit Amerikan, Christopher Dell.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












