Lajme
Për armë e implikojnë edhe kryeministrin Thaçi
Porkuroria e ka implikuar në blerje armësh, edhe kryeministrin Hashim Thaçi, i cili me autoritetin e tij, ka bërë që gjatë blerjes së armëve të mos respektohet fare Ligji për prokurim publik i Kosovës.
Me këso fajesh atë e ngarkon një prokuror i EULEX-it, i cili po e heton blerjen e armëve për nevoja të Policisë së Kosovës, që besohet të jetë bërë në kundërshtim me ligjin. Në shkresat e lëndës dhe në kërkesat e prokurorit për caktimin e paraburgimit për gjashtë të arrestuarit, përmendet ndërhyrja e kryeministrit Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore.
“Kryeministri kishte aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve Brendshme për blerje të jashtëzakonshme, ndërsa ky autorizim nuk ishte në përputhje me Ligjin e prokurimit, i cili ishte i vetmi ligj në fuqi lidhur me procedurën për blerjen e armëve. Neni 3, paragrafi 1, i LPP-së thotë se megjithatë mund të përdoren masa të veçanta të sigurisë, por duhet të merren vesh PSSP-ja dhe kryeministri”, thuhet në dosje.
Por shefi i Qeverisë nuk ishte konsultuar me PSSP-në, ani se blerja e armëve në atë kohë bëhej me rregullore të UNMIK-ut.
“Zyra e UNMIK-ut për çështje ligjore ka konfirmuar se nuk ishte dhënë asnjë aprovim nga ana e PSSP-së për cilëndo nga blerjet e kërkuara. Kështu, ishte shkelur ligji i aplikueshëm për prokurimin e armëve”, thuhet në këtë dosje.
Kërkesa për blerjen e një sasie armësh, që besohet të jetë implikuar kryeministri, ishte bërë më 23 janar 2009, kur ministër ishte Zenun Pajaziti. Kërkesa e këtij ish-ministri, e cila për prokurorinë konsiderohet e paligjshme, ishte aprovuar nga kryeministri më 25 mars 2009.
“Informatat e mbledhura nga dëshmitarët gjatë hetimit tregojnë se atij nuk i ishte siguruar dokumentacioni komplet, por vetëm kërkesat që tregonin shumat e caktuara të shpenzimeve dhe jo shumat e plota të paguara te kompania ndërmjetësuese e “NTP Friends”, si përfaqësuese e ‘Heckler & Koch’ në Kosovë”, thuhet në dosje.
Implikimet e zyrtarëve të lartë të Kosovës në këtë shitblerje përforcohen edhe nga dëshmitarë në këtë proces. Ditë më parë pë r kë të rastë janë bastisur zyrat e MPB-së dhe Policisë së Kosovë s. Gjatë akisoni janë arrestuar gjashtë persona, disa prej të cilë ve jnë në paraburgimë prej 30 ditë sh, e të tjerë ve u janë caktuar msa të tjera.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














