Lajme
Për 9 muaj, mërgimtarët në Maqedoni dërguan 132 milionë euro
Këto mjete diaspora i ka dërguar nëpërmjet kanaleve zyrtare, ndërsa besohet se dërgesat janë shumëfish më të mëdha
Bashkatdhetarët në Maqedoni, brenda nëntë muajve të vitit të kaluar, kanë dërguar 132 milionë euro, ndërsa vetën në muajin shtator, remitencat kalojnë shumën 17 milionë euro. Këto mjete diaspora i ka dërguar nëpërmjet kanaleve zyrtare, ndërsa besohet se dërgesat janë shumëfish më të mëdha.
Këto të dhëna i ka publikuar Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), bazuar në kanalet zyrtare.
Ndryshe dërgesat personale janë pjesë e transfereve të përgjithshme private në vend të cilat BPRM i mat edhe hyrjet edhe daljet, citon INA. Banka Qendrore i mat vetëm ata të cilat vijnë përmes kanaleve oficiale dhe devizat të cilat këmbehen në bankat vendore dhe këmbimoret.
Ndërkaq, sipas analizave të Bankës Botërore paratë nga mërgimtarët tanë në Maqedoni janë 2,2 për qind e Bruto Produktit Vendor.
Me këtë të dhënë Maqedonia ndodhet në vendin e fundit nga gjashtë vendet në rajon për remitenca. Në Kosovë dërgesat kalojnë mbi 13 për qind e BPV, në Shqipëri mbi 6 për qind, kurse afërsisht aq edhe në Serbi.
Gjatë tërë vitit 2015-të, nëpërmjet kanaleve legale mërgimtarët kanë dërguar në Maqedoni 194,5 milionë euro, shumë kjo më e lartë se vitet paraprake. Kurse bazuar me Kosovën, dërgesat e mërgimtarëve në të njëjtin vit, kanë kaluar shifrën mbi 70 milionë euro.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












