Kosova
Për 8 muaj, mbi 7.700 të rinj të punësuar në Kosovë përmes “Superpunës”
Gjatë tetë muajve në Kosovë janë punësuar afër tetë mijë të rinj përmes platformës “Superpuna”.
Për këtë ka njoftuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se numri i bizneseve që kanë përfituar nga kjo skemë e platformës në mbështetje për punësimin e të rinjve, kalon shifrën e 5 mijë, ndërsa mbi 7 mijë të rinj janë punësuar.
“Superpuna në shifra, për 8 muaj operim: 7,786 të rinj përfitues të punësuar. Prej tyre: 3,914 vajza, 3,872 djem. Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve. Qeveria për Rininë! Qeveria për Ekonominë!”, ka shkruar ministri Murati./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












