Lajme
Për 6 muaj u hapen 5 mijë biznese
Sipas Ministrisë së Tregtisë, vetëm për gjashtë muaj të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 5,286 biznese të reja
Pavarësisht mungesës së klimës për investime në Kosovës, prapë shumë qytetarë po gjejnë mundësi për të hapur biznese të reja. Madje sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve që funksionon në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë hapur mbi 5 mijë biznese të reja.
Mehdi Pllashniku është koordinator për çështje juridike dhe praktike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve. Ai tha se numri më i madhe i bizneseve të regjistruara janë biznese individuale, por ka edhe kompani të huaja.
“Nga një janari deri në fund të qershorit janë regjistruar 5,286 biznese. Prej tyre 4,003 biznese janë individuale, 52 janë ortakëri e përgjithshme, 1,182 janë shoqëri me përgjithësi të kufizuara, shoqëri aksionare janë 14, ndërmarrje shoqërore është 1, ndërmarrje publike 1 dhe kooperative bujqësore 3”, thotë Pllashniku.
Siç thotë Pllashniku për REL, në mesin e biznese të regjistrua janë edhe 30 kompani të huaja.
Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit, theksojnë se hapja e bizneseve të reja tregon se kosovarët kanë shpirt ndërmarrësi. Por, iniciativat për t’u futur në biznes jo gjithmonë kanë rezultuar të përfundojnë me një biznes të suksesshëm.
Udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini konsideron se në Kosovë është lehtë të zhvillohet biznesi, afaristët e rinj nuk e kanë kuptuar se lehtë është vetëm regjistrimi i biznesit. Ai thotë se për t’u futur në biznes është rrezik për shkak se rrezikohet kapitali vetanak dhe nuk ka ndonjë siguri se biznesi do të mund të ketë sukses.
“Përafërsisht, këto biznese, të cilat regjistrohen më pak se 50 për qind të këtyre bizneseve, nuk do të përfundojnë me sukses në fund të vitit. Këtyre do t’iu ndalen iniciativat, do të kuptojnë se nuk kanë mbështetje nga bankat komerciale, institucionet shtetërore. Por, kanë ngarkesa që nga dita e parë, kur regjistrohen fillon taksa komunal e të tjera dhe këto janë vështirësi të njëpasnjëshme të bizneseve”, thekson Shahini.
Ai rekomandon qytetarët, të cilët dëshirojnë të hapin biznese të reja, se në rend të parë duhet të interesohen për rrethanat e pafavorshme në fushën e të bërit biznes.
Sa i përket strukturës se ndërmarrjeve, sipas raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet se ky vit është karakterizuar me rritje të numrit të bizneseve të reja në tregti, hotele, restorante, transport, telekomunikacion, kurse bujqësia dhe ndërtimtaria kanë shënuar rënie në krahasim më tremujorin e parë të vitit të kaluar
Mirëpo përveç hapjes së biznese të reja, ka edhe disa biznese që raportojnë shuarjen. Gjatë periudhë gjashtë mujore janë shuar 872 biznese.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









