Lajme
Paraburgim 30 ditësh për 5 të dyshuarit për terrorizëm
Paraburgimi prej një muaji është shqiptuar për të pandehurit: Besnik Latifi,Enis Latifi, Milazim Haxhiaj,Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa
Pesë të arrestuarve gjatë fundjavës me dyshimin për terrorizëm u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Sipas një njoftimi të Prokurorisë Speciale të Kosovës, masa e paraburgimit ndaj të pandehurve është caktuar për arsye se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale. Paraburgimi prej një muaji është shqiptuar për të pandehurit: Besnik Latifi,Enis Latifi, Milazim Haxhiaj,Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e vendosjes, sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurve Besnik Latifi, Enis Latifi, Milazim Haxhiaj, Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa, pas mbajtjes së seancës dëgjimore në datën 12.07.2015 në datën 13.07.2015 vendosi që të caktojë paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji llogaritur nga data e ndalimit, përkatësisht arrestimit. Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartpërmendur është caktuar për arsye se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 paragrafi 4 lidhur me nenin 135 paragrafi 1 nënparagrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij njoftimi, Gjykata i pranon si të bazuara pretendimet e Prokurorisë “se sikur tani të pandehurit të gjendeshin në liri mund të ndikojnë në rrjedha të procedurës penale duke asgjësuar, ndryshuar apo falsifikuar provat e veprës penale, apo se mund të ndikojnë te dëshmitarët të cilët akoma nuk janë dëgjuar, dhe masat tjera të sigurisë nuk do të ishin adekuate”.
Në anën tjetër, mbrojtja e të pandehurve e ka kundërshtuar këtë vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ndryshe pesë të dyshuarit u arrestuan në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në afërsi të liqenit të Badovcit, ndërsa sipas hetimeve të para të policisë në veturat që ishin të dyshuarit janë gjetur pajisje që propagandojnë ISIS-in.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










