Lajme
Për 5 ditë, 66 infeksione dhe 6 vdekje në një shtëpi pleqsh në Obwalden
"Të gjitha rastet me koronavirus ndodhën në shtëpinë me 66 banorë, e cila strehon vetëm njerëzit që kanë nevojë për kujdes intensiv dhe ata që vuajnë nga demenca
Më shumë se 60 njerëz ishin infektuar me virusin corona në një shtëpi pleqsh në Sarnen të Kantonit Obwalden. Sipas faqes së internetit të shtëpisë së kujdesit (shtëpi të moshuarish) “Am Schärme”, 35 banorë dhe 31 punonjës ndodheshin në izolim të shtunën pas rezultateve pozitive të testit për koronavirus.
Infeksionet janë rritur që nga fillimi i nëntorit, kur 12 nga 13 persona e sektorit të demencës në shtëpinë 2 ishin të infektuar. Gjashtë të moshuar kanë vdekur nga virusi brenda pesë ditësh, i fundit ka qenë këtë të shtunë.
Drejtori Roman Wüst pas kësaj ka ka përdorur frenin e urgjencës dhe ka kërkuar sqarim, transmeton albinfo.ch. Ai i ka testuar të gjithë të moshuarit që banojnë në këtë shtëpi. Rezultati: 15 persona edhe pse pa simptoma dolën pozitivë. Bilanci aktual: 31 punonjës dhe 35 banorë janë Covid-pozitivë.
Të gjitha rastet e koronës ndodhën në sektorin e demencës
“Të gjitha rastet me koronavirus i kemi në shtëpinë numër 2, e cila ka 66 banorë,” thotë Roman Wüst për Blick. Shtëpia e prekur strehon vetëm njerëzit që kanë nevojë për kujdes intensiv dhe ata që vuajnë nga demenca, përcjell albinfo.ch. “Me këta banorë, është e pamundur të mbash distancën sociale”, thotë Wüst.
“Situata e personelit është e tensionuar, por ende jo “në të kuqen”, përcjell albinfo.ch. Nëse një punonjës është pozitiv, ai shkon në izolim”. I pyetur se çka do të bëhet nëse dalin më shumë të tillë, Wüst thotë: “Atëherë ata që kanë rezultuar pozitivë gjithashtu duhet të punojnë. Por sigurisht vetëm në grupet ku të gjithë janë pozitivë ”.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













