Lajme
Për 15 vjet, 1500 vrasje në Kosovë
Vrasjet e pasluftës kanë nxjerr në pah dështimin e administrimin ndërkombëtar dhe vendor të Kosovës, pasi që, disa vrasje nuk janë zbardhur kurrë
Brenda 15 vjetëve të pasluftës në Kosovë kanë ndodhur rreth 1 mijë e 500 vrasje, ndërsa gati 2 mijë kosovarë kanë humbur jetën në komunikacion. Këto janë statistikat e Policisë së Kosovës, të cilat gjithashtu tregojnë për mijëra vjedhje dhe qindra mira tiketa të shqiptuara në komunikacion.
Sipas një raporti të publikuar në “Zëri”, vrasjet kanë ndodhur për motivet të ndryshme, nga ato politike, hakmarrje, biznesore, pronësore, morale, aksidentale… Këto jetë njerëzish janë shuar nën administrimin e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, e më pas edhe nga organet e sigurisë që kaluan në duart e vendorëve. Disa nga to nuk janë zbuluar kurrë.
“Ndonëse, numri i vrasjeve vjen duke rënë viteve të fundit, zbardhja e tyre sidomos ato që cilësohen politike, e numri i të cilave arrin rreth 30 veprimtarë dhe të afërt me LDK-në, nuk ka ndodhur. Sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës në institucionet e Shërbimit Korrektuese Kosovës aktualisht gjenden duke e vuajtur dënimin për vrasje 321 persona”, thuhet në raport.
Ndërsa nëpër rrugët e Kosovës po konsiderohen “vrasëse serike”, që për çdo vit po marrin dhjetëra jetë njerëzish, ndërsa shumë të tjerë po mbesin invalidë të përjetshëm.
Sipas statistikave të Policisë, që nga paslufta kanë ndodhur rreth 1700 aksidente me fatalitet, prej të cilave kanë humbur jetën rreth 2000 qytetarë të Kosovës. Madje në uljen e numrit të aksidenteve në vend nuk ka ndikuar organizimi i fushatave vetëdijesuese dhe as shqiptimi i mbi dy milionë e katërqind mijë tiketave në periudhën 2005-2014.
“Në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës, në periudhën 2002-2014 kanë ndodhur 1672 aksidente fatale, në të cilat kanë humbur jetën 1911 persona”, thuhet në raport.
Ndërkaq, vetëm brenda vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Policisë, në Kosovë kanë ndodhur 14 mijë e 725 vjedhje të lehta e të rënda.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











